速報APP / 圖書與參考資源 / Bibla Shqip - Albanian Bible

Bibla Shqip - Albanian Bible

價格:免費

更新日期:2019-05-02

檔案大小:7.0M

目前版本:1.0.908

版本需求:Android 4.4 以上版本

官方網站:http://albanianbiblesociety.com

Email:support@bibles.org

聯絡地址:101 North Independence Mall East FL8 Philadelphia, PA 19106-2155

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖1)-速報App

“Bibla Shqip” është një aplikacion i krijuar për ju nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqërinë Biblike Amerikane. Përmes këtij aplikacioni do të keni mundësinë të lexoni Biblën në çdo çast përmes telefonit tuaj. Një mënyrë e shpejtë dhe shumë e thjeshtë për të lexuar nga Fjala e Zotit edhe kur jeni të palidhur me internetin. “Bibla Shqip” përveç përkthimit në shqipen e sotme, ndërkonfesional, “Së bashku” përmban disa nga përkthimet më të vjetra dhe të vyera nga teksti biblik në shqip si përkthimi i Gjon Buzukut, Konstandin Kristoforidhit dhe Vangjel Meksit & Grigor Gjirokastrit. Kështu ky aplikacion nuk është vetëm një mjet i jashtëzakonshëm për të lexuar Biblën, por edhe një ndër të paktat mjete të vlefshme për studiuesit për të parë dhe krahasuar zhvillimin dhe ndryshimin e gjuhës shqipe ndër shekuj.

Të gjitha përkthimet e Konstandin Kristoforidhit u përgatitën nga Xhevat Lloshi.

Pjesët Biblike të Mesharit dhe Dhiata e Re dhe Dhiata e Re e Vangjel Meksit dhe Grigor Gjirokastrit u përgatitën nga Thoma Qendro.

Karakteristika:

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖2)-速報App

-Pamje e veçantë për natën

-Përdorim pa internet

-Kërkim për pjesë apo fjalë kyçe

-Kërkim i shpejtë nëpër vargje dhe kapituj

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖3)-速報App

-Kalim i thjeshtë nga një përkthim në tjetrin

Përkthimet e përfshira:

AL – Bibla Shqip 2018 "Së bashku"

AL1555 - Meshari i Gjon Buzukut-Teksti Biblik

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖4)-速報App

DHRGKK72 - Dhiata e Re Gegnisht Kondtandin Kristoforidhi 1872

ALTKK84 – Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Konstandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine)

ALTMG27 – Dhiata e Re 1827

PSTOKK1868 - Psalmet Toskërisht - Konstandin Kristoforidhi 1868

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖5)-速報App

ARUM - Evanghelu pi dupi Luka 2013

©Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2017

Bibla Shqip - Albanian Bible(圖6)-速報App